Home / Sport / Agjenti i Maikon: Reali po bën lojë të pistë

Agjenti i Maikon: Reali po bën lojë të pistë

Edhe pse në moment të parë u duk se para disa ditëve Reali i Madridit arriti të angazhojë brazilianin Maikon, megjithatë çështja vazhdon të mbetet e hapur, ndonëse “dikush” po bllokon realizimin e transferimit.

Opsioni i parë për Maikon mbetet Reali i Madridit, por ata janë duke luajtur pisët në këtë operacion. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga agjenti i Dagllas Maikon Antonio Kaliendo, i cili i ka hedhur “benzinë zjarrit” në tratativën për të kaluar mbrojtësin brazilian në “Bernabeu”. “Për Maikon është i interesuar edhe Mançester Siti, por Reali mbetet përpara. Kush po bën lojë të pistë? Do të kuptohet herët a vonë. Unë pres nga dita në ditë që kjo lëvizje të marrë fund”, shtoi Kaliendo.

E ndërsa pritet Maikon, Reali ka bërë një tjetër hap përpara drejt blerjes së Sami Khedirës. Transferimi i mesfushorit gjerman në “Bernabeu” duket një çështje e kryer, të paktën sipas menaxherit të tij Jorg Neubauer. “Kemi arritur një akord me Realin, – deklaroi dje ai. – Kur të kërkon klubi më i madh i botës, i drejtuar nga trajneri më i mirë në botë, nuk mund të mos mendohesh seriozisht”, tha ai. Ndërkohë edhe drejtori sportiv i Shtutgartit Fredi Bobiç pohoi largimin e mesfushorit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *