Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Vendimi për lirimin bazuar në drejtësinë

Ahmeti:Vendimi për lirimin bazuar në drejtësinë

7 korrik-
“Përcaktimi ynë partiak dhe i elektoratit tonë gjithmonë ka qenë që të kërkojmë drejtësi për këta njerëz. Fakti se ata nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë për të braktisur vendin, pasi që janë lënë të lirë, tregon se e respektojnë gjyqësorin dhe institucionet e sistemit.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë vizitës së katër të burgosurve të Sopotit të liruar në arrest shtëpiak ka theksuar se vendimi për lirimin e tyre është bazuar në drejtësinë e cila ka dalë në shesh. “Me lëshimin në liri të katër të akuzuarve për Sopotin u tregua se funksionon sistemi juridik në Maqedoni dhe se drejtësia gjithmonë do të dalë në shesh”, ka theksuar Ahmeti. Ai ka mohuar se ka pasur ndikim politik ndaj vendimit për arrest shtëpiak dhe përsëritje të procesit gjyqësor të këtij rasti.
“Përcaktimi ynë partiak dhe i elektoratit tonë gjithmonë ka qenë që të kërkojmë drejtësi për këta njerëz. Fakti se ata nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë për të braktisur vendin, pasi që janë lënë të lirë, tregon se e respektojnë gjyqësorin dhe institucionet e sistemit.

Ata vetëm duan që të tregohet pafajësia e tyre”, ka theksuar Ahmeti gjatë qëndrimit në mesin e të liruarëve Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Shaban Limani dhe Hasan Klaiqi në fshatin Sopot.Rigjykimi për Sopotin pritet të ndodh në muajin shtator, ndërsa Gjykata e Apelit këto ditë do të vendos për lirimin në arrest shtëpiak edhe të gjashtë të akuzuarve të tjerë, pesë prej të cilëve janë në arrati.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *