Home / Sport / Alberto Kontador fiton Turin e Francës

Alberto Kontador fiton Turin e Francës

Çiklisti spanjoll veshi fanellën e verdhë për të tretën herë në karrierën e tij (pas sukseseve në vitin 2007 dhe 2009), në garën më të rëndësishme të biçikletës.

27-vjeçari i skuadrës së Astanas la pas çiklistin nga Luksemburgu, Andi Shlek, i cili u rendit i dyti 39 sekonda pas kampionit. 25-vjeçari meritoi fanellën e bardhë si çiklisti i ri më i mirë i Turit. Në shkallën më të ulët të podiumit u rendit rusi Denis Mençov, 2 minuta e 1 sekondë pas kryesuesit.

Duartrokitje dhe mbështetje nga publiku parizien shkuan edhe për amerikanin Lens Armstrong, i cili megjithëse ishte larg kryesuesve në garë, vazhdon të vlerësohet për fondacionin e tij në mbështetje të 28 milionë të prekurve nga kanceri. 39-vjeçari ka fituar shtatë herë Turin e Francës, pra katër herë më tepër se Kontadori. Por e ardhmja flet në emër të spanjollit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *