Home / Sport / Andoni Zubizarreta, drejtori i ri i Barcelonës

Andoni Zubizarreta, drejtori i ri i Barcelonës

Ish-portieri katalanas dhe i kombëtares spanjolle ka marrë detyrën e drejtorit teknik të kampionëve të Primera Divizionit.

Në konferencën e parë për shtyp, 48-vjeçari u shpreh se objektivi kryesor i klubit në merkaton e kësaj vere, është transferimi i mesfushorit të Arsenalit, Çesk Fabregas. Spanjolli prej kohësh është synimi i Barcelonës, por klubi spanjoll ka hasur në rezistencën e Arsenalit.

Zubizarreta njihet si një nga portierët më të mirë në historinë e Barcelonës, me të cilën ka luajtur prej vitit 1986 deri më 1994. Spanjolli ka qenë pjesë e “ekipit të ëndrrave”, që fitoi gjithçka në vitet ’90. 48-vjeçari zëvendëson në këtë post Txiki Begiristainin, i larguar së bashku me presidentin Joan Laporta.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *