Home / Sport / Andres Iniesta pranë ‘Topit të Artë’

Andres Iniesta pranë ‘Topit të Artë’

Andres Iniesta është favoriti kryesor për fitim e titullit “Topi i Artë” 2010.

Një nga arsyet e forta që favorizon mesfushorin spanjoll ,Iniesta, përveç lojës së mirë që zhvilloi në botëror është edhe goli që shënoi në finale duke i bërë spanjollët sunduesit e botës.

Mesfushori i Barcelonës mund të sjell plotë pas 60 vitesh trofeun e topit të artë në Spanjë. Lojtari I fundit që ka fituar një top të artë daton që prej vitit të largët 1960. Çmimi i fituesin e topit të artë do të jepet në 11 janar 2011 dhe do të votojnë 208 gazetarë sportiv që do të përzgjedhin lojtarin më të mirë në botë për vitin 2010.

Nëse Iniesta do të shpallet fitues do ti bashkohet listës së gjatë të fituesve që kane fituar këtë trofe pasi kanë shkëlqyer në botëror. Lojtari I fundit që ka fituar trofeun e topit të artë pas një botërori të mirë ka qenë kapiteni i Italisë Fabio Kanavaro.

Në vitin 2006 ai doli fitues, vetëm se arriti të shpallet kampion bote me “axurrët” duke qenë një lojtarët që sakrifikoi më shumë për kombëtaren e tij.

“Topin e Artë” e kanë fituar më parë edhe të tjerë emra të mëdhenj tw futbollit botëror, pasi kanë shkëwqyr në kampionatin botëror si: Ronaldo në (2002), Zidan (1988), Mateus (1990), Maradona (1986),Rosi (1982)…………dhe shumë e shumë emra të tjerë që lanë gjurmë në historinë e kampionateve botërore.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *