Home / Sport / Argjentinë-Gjermani, “deja vu” e 2006-ës

Argjentinë-Gjermani, “deja vu” e 2006-ës

Në orën 16:00 do të përsëritet në “Green Point Stadium” të Kejp Taunit çerekfinalja e katër viteve më parë në botërorin e Gjermanisë. Argjentinasit kërkojnë hakmarrje.

Argjentina dhe Gjermania janë takuar pesë herë të tjera më parë në Kupën e Botës. Gjermanët kanë fituar tre përballje, kundrejt një të çelestëve (një ndeshje ka përfunduar në barazim). Në fushën e lojës zbresin plot pesë tituj kampion (tre Gjermania dhe dy Argjentina). Skuadra e Maradonës do të kërkojë të marrë hak për eliminimin e para katër viteve, në sfidën që u vendos nga gjuajtja penalltive. Pra, pritet spektakël, emocione dhe përplasje të ashpra.

Të dy ekipet kanë shfaqur formë të mirë deri tani. Argjentina i ka fituar të gjitha takimet e mëparshme, kurse gjermanët patën vetëm një surprizë të pakëndshme nga Serbia në ndeshjen e dytë në grup. Sfida ka filluar me deklaratat mediatike mes Maradonës dhe mesfushorit Bastian Shvajnshtajger. Gjithsesi, fjala e fundit i takon fushës së lojës.

Argjentinë – Gjermani, formacionet e mundshme:

Argjentina (4-3-3): Romero; Otamendi, Burdisso, Demichelis, Heinze; Mascherano, Maxi Rodriguez, Di Maria; Tevez, Messi, Higuain. (Andujar, Pozo, C.Rodriguez, Garcè, Samuel, Bolatti, Veron, Gutierrez, Pastore, Aguero, Palermo, Milito). Trajner: Diego Armando Maradona

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Lahm, Mertesacker, Friedrich, J.Boateng; Schweinsteiger, Khedira; Podolski, Ozil, Muller; Klose. (Wiese, Butt, Aogo, Tasci, Badstuber, Jansen, Kroos, Marin, Kiessling, Cacau, Trochowski, Gomez). Trajner: Joachim Low

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *