Home / Lajme / Maqedoni / ATAK BRUTAL NDAJ TETOVËS SË VËRTET‏

ATAK BRUTAL NDAJ TETOVËS SË VËRTET‏

20 korrik-
Ministritë , të cilat ka mundësi të kenë financuar këtë projekt anonim, si shumë projekte të tjera, duhet të ndërmarrin urgjentisht masat e duhura dhe ta ndalojnë këtë propagandë të tmerrshme kundër vendbanimeve shqiptare. Në të kundërtën, ato do të jenë bashkëpjesëmarrës në këtë përbaltje dhe propagandë negative ndaj hapësirave shqiptare.

Nëpërmjet ueb faqes travel2macedonia.com.mk tashmë në format më të paturpshme kërkohet të shfytyrohet Tetova, duke plasuar informacion të shtrembëruar, tendencioz dhe me një qëllim të mbrapsht për të krijuar përshtypjen se Tetova është qytet i “rrezikshëm”, sikur të ishe një katund në Afganistan, ku ka shumë pak siguri për qytetarët. Kjo propagandë e sofistikuar, e cila nuk dihet se ku i ka rrënjët, duket si një projekt i programuar që kërkon të jap informacion “nëntokësorë”, të përgatitur vetëm për të përbaltur fytyrën e vërtet të Tetovës, e cila tashmë po njeh progresin dhe frymën e zhvillimeve moderne.

Ping-pongu, që luhet me autenticitetin e kësaj faqeje dhe financimin e saj, kanë krijuar një mjegull të qëllimshme për të “fundosur” progresin e Tetovës dhe për ta paraqitur atë të “vrazhdë”, të “rrezikshme” dhe “primitive”, ashtu siç është projektuar në kokat e kreatorëve të kësaj ueb faqe që ka mundësi të jetë e financuar nga Ministria e Kulturës.
Ky është ataku më brutal që mund t’i bëhet identitetit dhe fizionomisë së mirëqenë të një qyteti, i cili tashmë njeh rrugën e progresit dhe të vlerave kulturore.

Shihet qartë që kjo është një propagandë e orkestruar, në të cilën heshturazi merr pjesë edhe Ministria e Kulturës dhe ndonjë ministri tjetër, për ta përbaltur trashëgiminë, vlerat dhe aspektin turistik të Tetovës.

Me dekada Tetova ka ushqyer “ barkun” e rehatshëm dhe komod të buxhetit të Maqedonisë, dhe vazhdon akoma të ushqej me tatimet e qytetarëve. Pikërisht këta “mjelës” të të mirave të Tetovës, si peshqesh për këtë kontribut, tashmë kanë krijuar ueb faqen propagandistike për ta “rrëzuar” dhe gjunjëzuar karshi qytetarëve të vendit dhe turistëve të huaj.

Naiviteti nuk ka vend në gjithë këtë histori. Ky është projekt i gjerë që përpiqet të shfytyrojë gjeografinë shqiptare dhe që përpiqet të degjenerojë praninë shqiptare, jo vetëm në Tetovë. Ky atak brutal, duhet që sa më parë të gjejë adresën e përgjegjësisë në shtetin e ligjshmërive të diskutueshme. Kjo “lojë” e shpifur dhe e gërditshme duhet të marr fund, sepse këto “përralla” anakronike nuk shkojnë në dobi të askujt.

Ministritë , të cilat ka mundësi të kenë financuar këtë projekt anonim, si shumë projekte të tjera, duhet të ndërmarrin urgjentisht masat e duhura dhe ta ndalojnë këtë propagandë të tmerrshme kundër vendbanimeve shqiptare. Në të kundërtën, ato do të jenë bashkëpjesëmarrës në këtë përbaltje dhe propagandë negative ndaj hapësirave shqiptare.

Të gjitha parametrat aktual flasin për një Tetovë ndryshe, të civilizuar, të denjë për çdo investim nga jashtë dhe për çdo vizitë nga turistët e huaj, të cilët në Tetovë do të gjejnë, qetësi, progres, dhe bukuri të jashtëzakonshme për relaks dhe në të njëjtën kohë një trashëgimi të pasur kulturore që ka rrënjët në një civilizim disa shekullor.
Kjo është Tetova e vërtet, Tetova e bukurive mahnitëse dhe e vlerave civilizuese. Gjithçka tjetër është propagandë qëllimkeqe, që kërkon ta shfytyrojë identitetin modern të Tetovës.

E mbështetur nga 30 mijë studentë anëtarë të www.studentet.info

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *