Home / Sport / Bajern-Real, në luftë për Kedirën

Bajern-Real, në luftë për Kedirën

Mesfushori gjerman, Sami Kedira, ka futur në garë dy nga klubet më të mëdha në Evropë. Real Madridi dhe Bajerni i Mynihut janë duke luftuar për t’i rrëmbyer njëri-tjetrit mesfushorin Kedira, që shkëlqeu me Gjermaninë më botërorin afrikan.

Sami Kedira ka një parakontratë me ekipin e Bajernit për sezonin 2010-2011 që i mundëson atij transferimin tek ekipi kampion i Gjermanisë, menjëherë pas përfundimit të kontratës me skuadrën e Shtutgartit.

Agjenti i tij është duke i bërë presion të vazhdeshëm lidhur më këtë fakt ekipit të Realit, në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nëse klubi madrilen vendos të marrë lojtarin para gjermanëve të Bajernit.

Interes për Kedirën është duke treguar edhe ekipi Çelsit që kërkon të marrë lojtarin, pa marrë parasysh shifrën që kërkon Shtutgarti.

Drejtuesit e Realit, duke parë shifrën e lartë që kërkohet nga Shtutgarti për mesfushorin, nuk ka ndërmend të shpenzojë për momentin pasi ka në plane edhe të tjerë lojtarë.

I fituar nga situata aktuale ngelet ekipi i Bajernit, që duket se ka më shumë shanse për të bërë të vetin mesfushorin gjerman.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *