Home / Sport / Barça, klubi me fitimin më të madh vjetor në histori

Barça, klubi me fitimin më të madh vjetor në histori

Drejtori financiar i Barcelonës, Havier Sala i Martin, ka pohuar se rezultatet financiare të vitit të kaluar janë rekord i ri që një klub ka arritur ndonjëherë.

Barcelona regjistroi të ardhura vjetore prej më tepër se 445 milionë eurosh, me një përfitim prej 11 milionë eurosh. “Kjo shumë prej 445.5 milionë eurosh është rekord në historinë e Barcelonës, ndërsa këto janë të ardhurat më të mëdha të prezantuara nga ndonjë entitet sportiv në ndonjë vend, duke përfshirë edhe SHBA-të”, tha ai.

Sipas Martinit, rritja në krahasim me vitin e kaluar është 16 për qind. Ai shtoi se një sponsor i ka ofruar klubit katalanas 22 milionë euro, vetëm që skuadra të ketë logon e UNICEF-it në fanellën e sezonit të ri.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *