Home / Sport / Besa fundoset në Athinë

Besa fundoset në Athinë

Besa turpërohet edhe në Athinë. “Anija” verdhezi e drejtuar nga kapiten Duro ka pësuar edhe gjashtë “vrima” të tjera duke u fundosur tashmë në fund të detit pa nisur mirë lundrimin për në Evropa Ligë.

Ndeshja e dytë e luajtur në shtëpinë e skuadrës greke të Olimpiakosit ka qenë fatale për skuadrën kavajase e cila përsëri është mposhtur me rezultat të thellë 6-1.

Lidhur me rezultatin e kësaj ndeshje ngrihen hije dyshimi për një trukim të mundshëm të rezultatin pasi Besa i ka pësuar të gjithë golat në pjesën e dytë të takimit.

Me sa bëhet e ditur ekipi kavajas në këtë ndeshje ka zhvilluar një ndeshje me nivel të ulët deri në rangun e një skuadre amatore përball gjigantëve grek të Oplimpiakosit.

Golin e vetëm për kavajasit e ka shënuar maqedonasi Lazarevski në minutën e 48-të të takimit.

“Europa League”, Turi i parë
22.07.2010, ora 19:30
Stadiumi “Karaiskaqi”, Athinë

OLYMPICOS – BESA 6-1 (5-0)
Rezultati total: 11-1
Shënues: Dudu 46′, 78′, Derbyshire 53′, Maresca 75′, 90′, Fetfatzidis 89′ / Dimitrija Lazarevski 48′

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *