Home / Lajme / Maqedoni / BFIM sjellë detaje nga incidenti në xhaminë “Isa Beu”

BFIM sjellë detaje nga incidenti në xhaminë “Isa Beu”

1 korrik- “Por në interes të opinionit , Myftinia që atë ditë dha një komunikatë për mediat ku tregoi publikisht për incidentin dhe dënoi ashpër të njejtin sulm mbi institucion fetarë në vend nga bandat kriminele vehabiste të cilat në rrethin e Shkupit janë të njohur për veprimet radikale dhe malltretimin e besimtarëve mysliman në forma dhe metoda të ndryshme, duke shkaktuar fitne, përçarje dhe ndasi, veprime këto që bien ndesh me mësimin islam”, thuhet më tej në komunikatë.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedoisë (BFIM), përmes një komunikate për media sjellë deteja të reja për incidentin në xhaminë Isa Beu në Shkup.

“Gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë më 25.06.2010, erdhi deri tek një situatë jo e pëlqyeshme, e inicuar nga Ramadan Ramadani i cili ka kryer në atë xhami rolin e hatibit deri në momentin e suspendimit nga ana e Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Shkup”, thuhet në komunikatën e BFIM-së.

Myftinia e Shkupit thotë se incidentin mënjëherë e ka paraqitur në Stacionin policorë në Bit Pazar edhe përkundër vështirësive të mëdha, sipas tyre për arsye se Stacioni policorë nuk ka pranuar parashtresën me deklaratat dhe dëshmitë e punonjësve të Myftinisë së Shkupit dhe BFI –së, të cilët që atë ditë arritën të identifikojnë disa nga strukturat e dhunëshme radikalo-vehabiste që penguan Myftiun , kërcnuan disa nga punonjësit e BFI-së si dhe sulmuan pjestarë të xhematit.

“Por në interes të opinionit , Myftinia që atë ditë dha një komunikatë për mediat ku tregoi publikisht për incidentin dhe dënoi ashpër të njejtin sulm mbi institucion fetarë në vend nga bandat kriminele vehabiste të cilat në rrethin e Shkupit janë të njohur për veprimet radikale dhe malltretimin e besimtarëve mysliman në forma dhe metoda të ndryshme, duke shkaktuar fitne, përçarje dhe ndasi, veprime këto që bien ndesh me mësimin islam”, thuhet më tej në komunikatë.

“Ne do të ngrejmë padi ndaj të gjithëve që dëshën të diskriditojnë Myftininë dhe të njetit tia veshin dhunën.Varrin që deshin tia bëjnë BFI-së si duket tani do ta ruajn për veten e tyre dhe ndjehemi krenar që nuk ramë në kurthin e përgaditur nga strukturat radikalo- vehabiste”, thuhet në komunikatën e BFIM-së.

Ndërkaq, lidhur me suspendimin e personit Ramadan Ramadani, thuhet se vendimi për suspendimin e tij vjen në kohë dhe në përputhje me të gjitha normat dhe aktet juridiko-kushtetuese të BFI-së dhe i njëjti me kohë i është dorëzuar.

“Çdo tentim për ta bërë vendimin jo legjitim dhe arsyetimi i tij i sotshëm para mediumeve është dhe një dëshmi e gjallë se strukturat kriminelo-vehabiste, ku bën pjesë edhe Ramadan Ramadani, nuk respektojnë institucionin, nuk respekton Kushtetutën e BFI-së, Rregullorën e punës, sistematizimin, hierarkinë dhe bëhet sikur nuk din se kush janë detyrat dhe kompetencat e tij para Myftinisë së Shkupit. Kjo tregon se si me grupin e tij janë për anarki, dhunë, malltretim dhe radikalizim të qytetarëve. Sa për informim më të saktë edhe vendimin për hatib, Ramadan Ramadani e ka marrë duke përdorur dhunën, kërcnimin dhe armët”, thonë nga BFIM.

BFIM e dënonë dhunën dhe kërkonë nga institucionet e shtetit që sa më shpejt të zbardhë rastin dhe grupet radikalo kriminele nëpër xhami të ulen në banken e drejtësisë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *