Home / Sport / Blater: Teknologjia në futboll? Po, por…

Blater: Teknologjia në futboll? Po, por…

Numri një i futbollit botëror duket se ka bërë prapa-kthehu në qëndrimin e tij lidhur me përdorimin e teknologjisë në futboll.

“Ishte një gol i padhënë Anglisë për të përhapur alarmin. Sigurisht, ishte një episod i rëndësishëm. Por i tillë është futbolli, duhet të bashkëjetojmë me gabimet e gjyqtarëve dhe të lojtarëve”, pohoi Blater në përfundim të finales së botërorit mes Holandës dhe Spanjës.

Në fakt, më 28 qershor, të nesërmen e gafave të gjyqtarëve në dëm të Anglisë dhe Meksikës, zvicerani deklaroi: “I kërkoj ndjesë Anglisë dhe Meksikës. Ishin gabime të dukshme, prandaj duhen masa të reja. Përdorimi i teknologjisë dhe shtimi i gjyqtarëve sidomos në vijat fundore, do të jenë në qendër të vëmendjes së FIFA-s në mbledhjen e Kardifit në 23 korrik”.

Por sipas tij, edhe nëse vendosen gjyqtarë në vijën e portës, gabimet njerëzore do të jenë të pashmangshme. Në konferencën e shtypit pas finales, duke iu referuar paraqitjes aspak pozitive të gjyqtarit Ueb, Sep Blater u shpreh: “Ndeshja e djeshme nuk ishte aq korrekte sa pritej. Po a do të ishte ky sport i përkryer nëse do të bëhej gjithçka shkencore? Nëse do të kontrollohej vetëm nga shkenca dhe teknologjia? Ky është futbolli, përsosmëria nuk ekziston askund”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *