Home / Sport / Botërori 2014, ja logoja zyrtare

Botërori 2014, ja logoja zyrtare

Megjithëse botërori afrikanojugor ende nuk ka përfunduar, vendi organizator i Kupës së Botës 2014, Brazili, ka filluar me përgatitjet për evenimentin e pas katër viteve.

Kështu, brazilianët e kanë lënë pas dështimin në Afrikën e Jugut, duke filluar të shohin nga e ardhmja. Organizatorët kanë prezantuar logon zyrtare të kampionatit botëror 2014: forma e Kupës së Botës e kapur nga dy duar të verdha që simbolizon bashkimin.

Logoja është përzgjedhur nga një komitet personalitetesh si shkrimtari Paulo Coelho, arkitekti Oskar Niemeyer dhe modelja Zhizel Bundchen. Poshtë logos shkruhet “Brasil” në gjuhën vendase dhe jo “Brazil” në anglishten ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *