Home / Sport / Cana, lojtar i Gallatasarait dhe nënshtetas turk

Cana, lojtar i Gallatasarait dhe nënshtetas turk

Lorik Cana prezantohet zyrtarisht me fanellën e Gallatasarajt. Ditën e djeshme ylli më i ri skuadrës turke ka kaluar me sukses kontrollin mjekësor dhe ka folur për herë të parë si futbollist i Gallatasarait.

Në spitalin “Bahçelievler Medical Park” Cana i është nënshtruar kontrollit ritual mjeksor që është kaluar pa problem nga lojtari. Sipas mediave turke, blerja e Canës ka qënë e goditur nga ana e klubit verdhekuq. Në intervistën e parë me fanellën verdhekuq të ekipit elitar turk, Cana ka shpjeguar arsyet që e detyruan të pranojë ofertën e Gallatasarait.

“Sigurisht që nuk e pata të lehtë të merrja këtë vendim. Drejtuesit e Sandërlendit kohët e fundit ma patën bërë të qartë që, nëse do të vinte ofertë e mirë për mua, mund të largohesha. Gallatasarai u interesua në fillim të muajit dhe bisedimet u zhvilluan shumë shpejt. Tashmë jam i Gallatasarajit”, u shpreh mesfushori. Cana ka shpjeguar se një ndkim të madh në marrjen e këtij vendimi ka pasur edhe babai i tij, që njëkohësisht është edhe menaxheri i tij personal.

Agim Cana, babai i Lorikut, ka nënshtetësi turke dhe ëshë një menaxher që ruan marrëdhënie të mira me ekipet turke. Cana i është përgjgijgur pyetjeve të shumta të bëra nga gazetarët turq lidhur me eksperiencat e tij të mëparshme tek Sandërlendi dhe dhe ekipi i Marsejës. “Tek këto ekipe kam kaluar kohë të bukura dhe nuk do i harroj lehtë”, është shprehur Cana.

“Por tashme ato i gelen të kaluarës. Tifozët e Sandërlendit me kanë mbështetur shumë dhe janë treguar shumë të dashur me mua. Prandaj nuk do t’i harroj kurrë”, shtoi ai. Përsai përket skudrës së re Cana, ka thënë se do të japë maksimumin tek Gallatasai për të justifikuar besimin dhe mbështetjen që po i japin drejtuesit klubit dhe tifozët e flaktë. “Për mua është një shans që do të luaj në një klub prestigjioz dhe do të stërvitem nga një trajner kaq i madh si Frenk Rajkard”, theksoi zëvendëskapiteni i kombëtares kuqezi.

Sipas mediave turke, Lorik cana mund të marrë pasaportën turke duke ditur që babai tij mban prej vitesh dy nënshtetësi: franceze dhe turke. Përfaqësuesi i ekipit të Galltasarait, Adnan Sezgin, është shprehur se klubi do të punojë që t’i mundësojë Canës nënshtetësinë turke dhe kjo gjë me shumë mundësi do të ndodhë vitin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *