Home / Sport / ‘Çmendet’ Çelsi, largon Drogbanë për Torres

‘Çmendet’ Çelsi, largon Drogbanë për Torres

Agjenti i Didier Drogba ka zbuluar se është në bisedime me Mançester Sitin për një transefim të mundshëm të bomberit të Çelsit tek skuadra e Mançinit.

Tierno Sejdi ka pranuar se kishte folur direkt me drejtuesit e Sitit për transferimin e sulmuesit 32-vjeçar drejt skuadrës së kaltër.

–“ Sot Drogba është tek Çelsi por mos u suprizoni para 31 gushtit kur ta shihni atë më tjetër fanelë. Unë nuk kam pasur asnjë kontakt lidhur me Drogbanë përveç Mançester Sitit mësohet të ketë thënë agjenti i ,Drogbasë, Tierno Sejdi për radion “Monte Karlo”.

Agjenti nuk dha shumë detaje lidhur me aspektin financiar por shtoi se shuma që propozon skuadra e Sitit, është rreth 20 milion sterlina. Ai theksoi se çdo klub tjetër që dëshiron sulmuesin, Dedier Drogba, duhet të paguaj një shumë të konsiderueshme për të pasur në skuadrën e tyre, bomberin e Çelsit.

Skuadra e Mançester Sitit ka në plan që ti ofroj një kontratë 3-vjeçare sulmuesit të “bluve” me një shumë prej 18 milion sterlinash.

Tashmë Ançeloti e ka një birum të sigurtë të ardhurash për të bërë të tijin sulmuesin e Liverpulit, spanjollin Fernando Torres.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *