Home / Sport / Del Boske: Gjermania më e mira, por nuk i trembem

Del Boske: Gjermania më e mira, por nuk i trembem

Trajneri i Spanjës, Vinsente del Boske nuk i trembet aspak Gjermanisë në përballjen gjysmëfinale të Botërorit, megjithëse pranon se është ekipi më i mirë që ka parë deri tani në këtë kompeticion.

Del Boske ndjehet i lumtur që arriti të kualifikojë Spanjën mes katër më të mirave të planetit pas plot 60 vjetësh. “Përballë Paraguait ia dolëm mbanë, megjithëse nuk bëmë një lojë të bukur, pasi nuk arritëm ta qarkullonim topin si zakonisht”, shprehet tekniku spanjoll.

Del Boske ka analizuar lojën e ekipit të tij, i cili theu tabunë e 60 viteve ku nuk arrinte dot të kualifikohej për në gjysmëfinale. “Megjithëse konkretizojmë pak, ne jemi një nga skuadrat më të mira në botë, dhe kjo na bën të lumtur. Gjermania është skuadra më e mirë që kam parë deri tani, por nuk e kam frikë”, përfundon deklaratën e tij Vinsente del Boske.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *