Home / Lajme / Maqedoni / Demokraci apo përtaci

Demokraci apo përtaci

7 korrik-
ka se si të jetë ndryshe e nderuara ministre. Ti flet për vlera demokracie por në postin që mban nuk ke asnjë pik të përbashkët për atë që flet para popullit.
Më pak fjalë se si ndërtohet shteti demokratik u dëgjuan nga vetë ambasadori Riker se sa nga ministrja Kamçevska dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së Vesna Janevska, të cilët dukeshin shumë qesharake me ato rreshta për demokracinë idilike.

Urim Hasipi
Zakonisht njerëzit flasin me shumë emocione dhe pa ndërprerë për diçka kur kanë mungesë për atë. Kështu është me politikanët dhe me funskionarët e shtetit.
Në ceremoni dhe kremtime burokratike ato flasin për vlera, flasin për integrime, mbajnë fjalime ku çdo e dyta fjalë përmban integrimin, demokracinë, të drejtat themelore të qytetarëve etj.
Të dëgjosh këta “demokrat”, do të thotë të kesh kohë për të humbur sepse veprimet e tyre ndryshojnë në realitet. Një fjalim i kësaj natyre ishte fjalimi i Ministres së Kulturës Elizabeta-Kamçevska Milevska, gjatë festës së pavarësisë së SHBA-ve në mes të Tetovës.
Ajo para tetovarëve foli si një heroinë e demokracisë, duke mos kursyer edhe fjalë plot shpresë dhe plot lëvdata për qeverinë aktuale. Të dëgjosh atë fjalim, për një çast mendon se ajo është një Sekretare e Shtetit Amerikan e asesi ministre e kulturës në qeverinë e Maqedonisë.
Pikërisht është kjo ministre e cila në kabinetin e saj nuk ka asnjë shqiptar, ndërsa ato pak të punësuar që janë në ministrinë që e udhëheq ajo i ka degraduar deri në skaj, kurse ueb faqja e dikasterit të kulturës ekziston vetëm në gjuhën që ajo flet pra në gjuhën Maqedonase.
Për të mos ikur nga tema e këtij teksti, nuk ndalem në buxhetin qesharak dhe shkurtimet që u janë bërë institucioneve të cilët kanë drejtor shqiptar.
Kjo ministre që foli para tetovarëve me aq mendjemadhësi për vlerat e demokracisë amerikane nuk hezitoi të flet edhe për disa vlera të multientinitetit në shtet.
Ndryshe fole e ndryshe dole.
Ska se si të jetë ndryshe e nderuara ministre. Ti flet për vlera demokracie por në postin që mban nuk ke asnjë pik të përbashkët për atë që flet para popullit.
Më pak fjalë se si ndërtohet shteti demokratik u dëgjuan nga vetë ambasadori Riker se sa nga ministrja Kamçevska dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së Vesna Janevska, të cilët dukeshin shumë qesharake me ato rreshta për demokracinë idilike.
Vetë SHBA-të, edhe pas 234 vitesh të së qendurit shtet, nuk flasin në atë mënyrë sepse koncepti i demokracisë dhe lirisë nuk ka fund, kurse këta dy “poetesha”, nuk kursyen asgjë për të treguar se janë ndërtues dhe kultivues të demokracisë edhe me atë me një beckgraund prej 18 vitesh të së pasurit shtet, por edhe atë se çfarë shteti.
Të nderuara dy zonja, demokracia që është kultivuar dhe ndërtuar vite me radhë në Amerikë, dallon shumë me qeverinë në të cilën njëra jeni ministre kurse tjerta deputete e shumicës.
Ju me vetëdije të plotë harroni se shteti ku jetojmë pas 18 vitesh ekzistencë nuk ka arritur të krijojë as edhe një institucion të vetmin i cili do të ngjante sado pak me ato të vendeve me demokraci të lartë.
Ju përmendët vlerat e multikulturës, multietnicitetit, dhe llojllojshëmrinë fetare.
Ju ndërtoni një Kishë në mes të Shkupit, nuk lejoni ndërtimin e një xhamie.
Ju vendosni buste vetëm një nacionale, ju shkurtoni buxhetin vetëm për një pjesë të popullatës, ju vritni dhe ekzekutoni shqiptarë, ju organizoni aksione spektakolare ndaj shqiptarëve, ju mbani në burg 7 vjet banorë të një fshati pa asnjë faj dhe më pas i lironi, ju mbani në burg Ibrahim Sulejmanin nga Tetova, ju mbani në burg banorët e Brodecit.
Të nderuara, demokracia e Amerikës për të cilën ju thurrët himne në Tetovë, nuk është e kësaj natyre dhe nuk njihet për diskriminime të skajshme të cilët jemi duke i përjetuar në Maqedoni.
Shkurt e shqip qeveria dhe shteti punon kundër së qenurit shtet me demokraci të zhvilluar kurse vetë ata që punojnë kundër ndërsa llafosin për një shtet të drejtë.
Veprimet e këtilla duhet të merem më seriozisht sepse përfundimisht këtu gjithçka mund të ketë por jo demokraci.
Sdi sa herë mbrëmë në mes të Tetovës është përmendur edhe Marrëveshja e Ohërit. Ju lumtë ndoshta do të duhet që të presim 234 vjet për të kremtuar implementimin e saj. Do ishe mrekulli e paparë për atë kohë, shënohet 468 vjetori i pavarësisë së SHBA-ve dhe 234 vjetori i Marrëveshjes së Ohërit.
Festë e dyfishtë, shumë keq që sdo të arrijmë t`a shijojmë këtë përvjetor.
Ndoshta nuk kërkojmë ndonjë model të jashtëzakonshëm dhe perfekt, por megjithatë të kultivohet një model i demokracisë i cili më shumë do të jetë i prirur për të respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut e jo i prirur për të diskriminuar. Demokracia në këtë shtet përtac nuk ka vend sepse vetë përtacët udhëheqin institucione, udhëheqin shtetin, qeverinë, shkollimin, policinë, kulturën etj.
Për atë flitet e përflitet në shumë solemnitete e ceremoni vetëm nga ana ata që kanë mungesë të saj dhe ato që e ngufatin demokracinë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *