Home / Lajme / Maqedoni / Deputetët dembelë në Parlamentin e Maqedonisë

Deputetët dembelë në Parlamentin e Maqedonisë

28 korrik-
Deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare kanë më së shumti mungesa të arsyeshme nga seancat plenare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për periudhën janar-qershor 2010. Deputët e PDSH janë duke e bojkotuar punën e Parlamentit.

Si më parë, disa nga deputetët në Parlamentin e Maqedonisë, dembelia dhe mosinteresimi për punë, vazhdon t’i përcjellë edhe më tutje.

Në raportin për monitorimin e punës së ligjvënëse thuhet se 29 deputetë të Parlamentit, gjatë 6 muajve të fundit asnjëherë nuk kanë marrë fjalën për diskutim, ndërkohë më aktivë kanë qenë Jani Makraduli, Vesna Bendevska dhe Cvetanka Ivanovska.

Ndërkohë, numër më të madh të mungesave të arsyeshme kanë deputetët, Fijat Canovski 59, Ali Ahmeti 58, Besim Dogani 53, Fazli Veliu 51, Imer Selmani 48, Emira Memeti dhe Teuta Arifi nga 47 mungesa, Radmilla Sheqerinska 26, Daut Rexhepi 25 dhe Sllavica Loshkova me 22 mungesa të arsyeshme.

Deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare kanë më së shumti mungesa të arsyeshme nga seancat plenare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për periudhën janar-qershor 2010. Deputët e PDSH janë duke e bojkotuar punën e Parlamentit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *