Home / Sport / Dinamo nderon Shqipërinë, por jo veten

Dinamo nderon Shqipërinë, por jo veten

Dinamo ka fituar ndeshjen e dytë kundër moldavëve të Sherifi Tirasol me rezultatin 1-0 por nuk ka arritur të kualifikohet pë në turin e dytë Ligës së Kampioneve.

Kampionët e Shqipërisë kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë dhe kanë pasur mundësinë për të realizuar golin e dytë që do të thoshte nje biletë për turin tjetër.

Muzaka ne minutën e 18’ ka ekzekutuar nje goditje dënimi dhe ka gjetur Emiljano Vilën që me kokë ka dërguar topin në rrjetë.

Tifozët e shumtë në stadium, kanë nisur të besojnë që “blutë” do të kualifikoheshin për më tëj por nuk ka ndodhur ajo që pritej.

Me gjithë rastet e shumta në pjesën e parë dhe në fund të takimit, Dinamo edhe pse ka fituar me rezultatin 1-0 nuk ka mundur të kualifikohet, dukë i dhënë fund aventurës së shkurtër në Ligën e Kampioneve.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *