Home / Lajme / Rajon / Dodë Gjergji: Nënë Tereza ka treguar se është shqiptare

Dodë Gjergji: Nënë Tereza ka treguar se është shqiptare

5 korrik-
“Ju e dini që unë e kam shpallur vitin 2010 si vit të Nënë Terezës. Është krenari për tërë vendin dhe botën shqiptare në përgjithësi që kemi një personalitet të fuqishëm të paqes dhe të urtësisë si Nëna Terezë”, theksoi i Sejdiu, duke shtuar se janë formuar ekipe të përbashkëta por edhe ekipe që lidhen me pjesën e institucioneve, për shënimin sa më mirë të kësaj date të rëndësishme.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Ipeshkvi Dodë Gjergji biseduan të hënën për përgatitjet dhe organizimin sa më të mirë të aktiviteteve, për shënimin e 100-vjetorit të lindjes së humanistes dhe nobelistes shqiptare, Nënë Tereza.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se presidenti Sejdiu ka shpreh qëndrimin se kremtja e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës do të jetë një zë i vazhdueshëm i shpalosjes në thellësi në botë për veprën, jetën, krijimtarinë dhe përkushtimin e saj të gjithmonshëm.

“Ju e dini që unë e kam shpallur vitin 2010 si vit të Nënë Terezës. Është krenari për tërë vendin dhe botën shqiptare në përgjithësi që kemi një personalitet të fuqishëm të paqes dhe të urtësisë si Nëna Terezë”, theksoi i Sejdiu, duke shtuar se janë formuar ekipe të përbashkëta por edhe ekipe që lidhen me pjesën e institucioneve, për shënimin sa më mirë të kësaj date të rëndësishme.

Ipeshkvi Dodë Gjergji tha se kanë diskutuar për organizimin e festës solemne më 5 shtator, për të cilën kremte i ftoi të gjithë shqiptarët sepse sipas tij Nënë Tereza do të mbetet për të gjithë një person që pas Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i bashkon të gjithë shqiptarët në dashuri.

Ipeshkvi Dodë Gjergji, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për përpjekjet e tjetërsimit të Nënë Terezës tha “ne nuk kemi nevojë për t’i treguar dikujt se Nënë Tereza është shqiptare sepse ajo i ka treguar të gjithë botës vetë, kështu që do të merremi me aktivitetet tona dhe 5 shtatori do të jetë dita e kremtimit solemn e të gjithë shqiptarëve por edhe e miqve tanë dhe kjo festë do të kremtohet në Katedralen e re në Prishtinë”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *