Home / Sport / Drita e gatshme për kampionitin e ri

Drita e gatshme për kampionitin e ri

Klubi i Futbollit Drita nga fshati Bogovinë i Tetovës përgatitjet për sezonin e ri i filloi me vonesë për shkak të ndryshimeve që ndodhën në kryesi, mirëpo nga tabori i kësaj skuadre megjithatë mendojnë se të përgatitur do tëp resin sezonin e ri. Skuadra planifikon që më 1 Gusht të zhvillojë ndeshjen e fundit kontrolluese kundër ekipit të Gostivarit.

Paqartësitë në KF Drita i takojnë të së kaluarës dhe në këtë skuadër me intenzitet të shtuar janë duke u përgatitur për sezonin e ri garues në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë ku shpresojnë të kenë fjalën kryesore për kreun e tabelës. Ekipi është duke u përgatitur në Bogovinë, dhe sipas asaj që ndëgjojmë nga tabori i kësaj skuadre nuk kanë ndërmed të lëvizin prej aty, pasi posedojnë kushte të mira , ndërsa gjithashtu edhe mungesa e kohës imponon një gjë të tillë. Edhe pse dukej se ndodhta bogovinasit janë vonë me përgatitjen e ekipit, megjithatë për një kohë rekord të shkurtë u arrit të komponohet një skuadër që duket solide në fushë dhe e cila thuajse është e gatshme të startojë ndeshjet kampionale.
“Është fakt se startuam vonë me përgatitjet, megjithatë jemi të kënaqur me nivelin që kemi arritur deri tani. Edhe pse skuadra edhe më tej vazhdon të komponohet, unë mendoj se të gatshëm do të presim sezonin e ri, ku pres që të luftojmë për kreun e tabelës”, – deklaroi shefi i stafit teknik i KF Drita, Jeton Beqiri.
Drita deri tani ka përforcuar rradhët e saj me Amir Aliun dhe Blerton Nafiun të cilët u kthyen nga rradhët e Shkëndijës, pastaj Betim Miftarin si dhe Elmedin Asanin. Këta futbollistë dhe të tjerët që mbetën në skuadër paraprakisht pritet të jenë të mjaftueshëm për të bërë ekip të fortë. Skuadra deri tani ka zhvilluar katër ndeshje miqësore, kur barazoi 1:1 me Metalurgun në Bogovinë, u mund 2:0 nga Skopje në Shkup, u ndesh me Lokomotivën ndërsa në duelin e fundit të dielën në Tetovë pësuan 2:0 nga Shkëndija.
“Jam i kënaqur me atë cka kemi treguar në ndeshjet miqësore. Si paraprakisht edhe në ndeshjen e fundit me Shkëndijën u vërejt se kundërshtari është shumë para neve me përgatitje, por të jemi të sinqertë dhe të pranojmë se Shkëndija është ekip shumë i fortë. Me atë që pashë unë, mendoj se ata do të kenë fjalën kryesore në kampionatin e ri dhe pres të rradhiten në tre pozitat e para në tabelë”, – tha trajneri Beqiri.
Kampionati i ri në Ligën e Dytë starton më 8 gusht, kur Drita në fushë të vetë do të përballet me Vllaznimin e Strugës, ndërsa këtë fundjavë do të zhvillojnë ndeshjen e fundit kontrolluese, kur përballë do të kenë ekipin e Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *