Home / Lajme / Maqedoni / Ecolog i dhuroi komunës së Tetovës kamion për mbledhjen e hedhurinave

Ecolog i dhuroi komunës së Tetovës kamion për mbledhjen e hedhurinave

26 korrik-
Kryetari i Bordit të Kompanisë Ecolog, Lazim Destani, tha se kjo dhuratë është sa modeste aq edhe domethënëse. “Ky donacion për familjen time dhe kompaninë Ecolog shënon edhe një të arritur të madhe”, tha Destani.

Kompania Ecolog me seli në Tetovë i ka dhuruar komunës së Tetovës kamion me teknologji bashkëkohore për mbledhjen e mbeturinave. Kamioni do të shërbejë për ngritjen e higjienës në qytet.

Kryetari i Bordit të Kompanisë Ecolog, Lazim Destani, tha se kjo dhuratë është sa modeste aq edhe domethënëse. “Ky donacion për familjen time dhe kompaninë Ecolog shënon edhe një të arritur të madhe”, tha Destani.

Kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, në emrin e tij dhe në emër të qytetarëve të Tetovës falënderoi kompaninë Ecolog dhe familjen Destani për këtë donacion. “Kjo nuk është ndihma e parë që bën kompania Ecolog dhe familja Destani për qytetin e Tetovës”, tha Bexheti.
Sipas tij kjo kompani gjigante ka ndihmuar edhe në restaurimin e shkollës fillore “Naim Frashëri”, ndërtimin e xhamisë në Reçicë të Vogël si dhe në zbutjen e papunësisë në qytetin tonë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *