Home / Sport / Fabregas, Barcelona dorëzohet

Fabregas, Barcelona dorëzohet

Pas përpjekjeve të njëpasnjëshme, duket se më në fund klubi katalanas është dorëzuar përballë rezistencës së Arsenalit për të marrë mesfushorin Çesk Fabregas.

Presidenti Sandro Rosell e ka konsideruar shumë të lartë çmimin e klubit anglez, duke theksuar se nuk ka ndërmend të shpenzojë shuma “të çmendura” për lojtarin. “Nuk kemi ndërmend të shpenzojmë 60 apo 70 milionë për Fabregasin. Nuk do të bëjmë çmenduri. Nëse s’vjen këtë vit, do vijë vitin tjetër”, pohoi numri një i klubit katalanas.

Javën e kaluar Rosell ishte i hapur në pranimin e problemeve financiare të klubit, duke njoftuar marrjen e një huaje prej 115 milionë eurosh për të paguar lojtarët dhe stafin për muajin qershor. Gjithashtu, ai sqaroi se “nuk janë 100 milionë euro në dispozicion të merkatos. Mund të nxjerrim mënjanë një shumë të tillë, vetëm mëse duam të rrënojmë klubin”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *