Home / Sport / Fernando Santos, trajner i ri i Greqisë

Fernando Santos, trajner i ri i Greqisë

Federata e Futbollit e Greqisë ka emëruar të enjten portugezin Fernando Santos (55) për shef të shtabit teknik të kombëtares së futbollit, pas dorëheqjes së gjermanit Oto Rehagel, për shkak të rezultateve të dobëta në kampionatin botëror të futbollit në Afrikën Jugore.

Greqia është eliminuar në fazën e grupeve nga botërori që po mbahet në kontinentin e zi, ndërsa pak ditë pas eliminimit, Rehagel dha dorëheqje.

Santos, i cili ditëve të fundit konsiderohej si kandidati më serioz për këtë post, do të prezantohet zyrtarisht nesër si shef i shtabit teknik të kombëtares së Greqisë.

Ai në tri vjetët e fundit ka drejtuar skuadrën greke PAOK, të cilën e ka dërguar në fazën kualifikuese për në Ligën e Kampionëve.

Rehagel, i cili do të mbushë 72 vjet në gusht, ka drejtuar Greqinë deri te titulli i papritur në evropianin 2004, por në evropianin 2008 u eliminua në fazën grupore, sikurse edhe në botërorin 2010.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *