Home / Sport / FIFA cakton gjyqtarët për takimet e çerekfinales

FIFA cakton gjyqtarët për takimet e çerekfinales

Gjyqtari nga Uzbekistani Ravshan Irmatov do të referojë ndeshjen e nesërme të futbollit ndërmjet Argjentinës dhe Gjermanisë, e vlefshme për çerekfinalen e botërorit në Afrikën Jugore.
Kështu ka bërë të ditur të enjten Federata e futbollit botëror FIFA.

Irmatov (32) tashmë ka referuar në tri takime në Afrikën Jugore, në mesin e të cilave edhe takimin e parë të këtij kampionati ndërmjet Afrikës Jugore dhe Meksikës.

FIFA ka vendosur që në takimin çerekfinale ndërmjet Holandës dhe Brazilit të referojë gjyqtari nga Japonia Juiçi Nishimura, derisa gjyqtari nga Guatemala Karlos Batres është caktuar të referojë takimin ndërmjet Spanjës dhe Paraguait.

Takimi i çerekfinales ndërmjet Uruguait dhe Ganës do të referohet nga portugezi Olegario Benkerenka, për të cilin ky do të jetë takimi i tretë në të cilin do të referojë në kampionatin botëror të futbollit që po mbahet në Afrikën Jugore.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *