Home / Sport / Finalja në Johanesburg FIFA paralajmëron surpriza

Finalja në Johanesburg FIFA paralajmëron surpriza

Organizatorët e Kupës së Botës kanë bërë të ditur se në stadiumin ku do të luhet finalja e 11 korrikut, do të jenë të pranishëm 23 kryetarë shtetesh.

Gjithashtu, sipas organizatorëve, në “Soccer City” të Johanesburgut, mbrëmjen e 11 korrikut do të jenë të ftuar edhe 18 personalitete të larta botërore, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.
Për këtë arsye, qysh tani kanë filluar të aplikohen masa më të rrepta sigurie. Policia ka përforcuar radhët e saj në numër dhe deri në ditën e fundit të kampionatit botëror, do të përdoren edhe 4 mijë agjentë të tjerë shtesë.

Ndërkohë që do të jetë anglezi Houard Uebb arbitri i finales së madhe të Johanesburgut mes Holandës dhe Spanjës.
Lajmin e bën të ditur FIFA nëpërmjet një komunikate që vërteton kështu zërat e ditëve të fundit që e shikonin Ueb si emrin më të mundshëm për të drejtuar finalen e 11 Korrikut në “Soccer City”.
Asistentët e tij do jenë anglezët Darren Cann e Michael Mullarkey, ndërsa arbitër i katërt japonezi Yuichi Nishimura. Finalja për vendin e tretë, Uruguaj-Gjermani në “Nelson Mandela Bay/Port Elizabeth” do drejtohet nga meksikani Benito Archundia.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *