Home / Sport / Forlan, “Topi i artë” i botërorit

Forlan, “Topi i artë” i botërorit

Sulmuesi uruguajan ka fituar “Topin e artë” si lojtari më i mirë në botërorin e Afrikës së Jugut. Myler i riu më i mirë.

Bomberi që luan me Atletikon e Madridit mori 23,4 për qind të votave, duke lënë në vend të dytë fantazistin e Holandës, Uezli Shnajder dhe sulmuesin e Spanjës, David Vila. Titulli i golashënuesit më të mirë i shkoi gjermanit Tomas Myler, i cili u shpall edhe lojtari i ri më i mirë i botërorit.

Në fakt, talenti bavarez shënoi pesë gola, aq sa Forlan, Shnajder dhe Vila. Por diferencën e bënë tre asistet në shërbim të shokëve. Iker Kasiljas, vendimtar edhe në finale, u shpall portieri më i mirë i turneut. Spanja, kampione bote, ka fituar gjithashtu edhe çmimin “Fair Play” të dhënë nga FIFA. Ky çmim jepet për ekipet që kanë luajtur të paktën katër ndeshje, lojtarët e të cilëve kanë pasur sjelljen më të mirë brenda dhe jashtë fushe.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *