Home / Sport / Formula 1, Alonso rihap kampionatin

Formula 1, Alonso rihap kampionatin

Dominimi i Ferrarit në Çmimin e Madh të Gjermanisë ka rihapur luftën e pilotëve dhe konstruktorëve, kur kanë mbetur edhe tetë gara nga përfundimi i kampionatit.

“Kokëkuqja” është rikthyer në kohët e veta më të lavdishme, duke vendosur të dyja makinat në vendet e para të podiumit. Sinjalet e rikthimit skuderia nga Maranelo i kishte dhënë që në provat zyrtare, ndërkohë që të dielën dominoi garën nga fillimi në fund.

Felipe Masa u tregua i jashtëzakonshëm në start, duke parakaluar menjëherë shokun e skuadrës, Alonso dhe kryesuesin Sebastian Vetel (i cili e mbylli garën në vendin e tretë). Deri në xhiron e 49-të braziliani ishte në kryesim, por pas urdhrit të skuadrës, i hapi rrugën spanjollit, që ka më tepër pikë në renditje.

Fytyra e ngrysur gjatë dorëzimit të çmimit tregon se Masa nuk e ka kapërdirë lehtë urdhrin e marrë nga bokset. Gjithsesi, sa i përket renditjes, Hamilton me Meklaren përfundoi i katërti, duke lënë pas Batonin dhe Mark Veberin. Kubica, Rosberg, Shumaker dhe Petrov mbyllin renditjen e dhjetë të parëve.

Klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve vazhdon ta kryesojë Ljuis Hamilton me 157 pikë, i ndjekur nga shoku i skuadrës, Baton me 143. Mark Veber dhe Sebastian Vetel me Red Bull ndajnë vendet 3 dhe 4 me pikë të barabarta, 136. Vendin e pestë e mban Fernando Alonso me 121 pikë. Gara e radhës do të zhvillohet javën tjetër në Hungari.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *