Home / Sport / Formula 1, Veber fiton në Silverston

Formula 1, Veber fiton në Silverston

Australiani i skuderisë Red Bull ka dominuar nga fillimi në fund garën e Britanisë së Madhe në pistën e Silverstonit, duke prerë i pari vijën e finishit.

Veber ndali kronometrin në kohën 1:36:753, duke siguruar të pestin sukses në këtë sezon. Hamilton u rendit në vendin e dytë, ndërkohë që në shkallën më të ulët të podiumit u vendos gjermani i Mercedesit, Niko Rosberg.

Vendi i katërt për britanikun Xhenson Baton, i cili u rendit para Rubens Barikelos dhe japonezit Kobajashi. Sebastian Vetel e përfundoi garën e Britanisë në vendin e shtatë, pas një nisjeje të dobët. Renditjen e dhjetë të parëve e mbyllin Sutil, Shumaker dhe Hulkenberg.

Dështim i plotë ka qenë gara e sotme për Ferrarin, që duhet të kënaqet me vendin e 14-të të Fernando Alonsos dhe të 15-tin e Felipe Masës. Renditjen e pilotëve vazhdon ta kryesojë Ljuis Hamilton me 127 pikë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Baton me gjashtë më pak.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *