Home / Sport / Franca, tani në duart e Blankut

Franca, tani në duart e Blankut

Ish-trajneri i Bordosë do të marrë drejtimin e kombëtares franceze. Blanku do të zëvendësojë të larguarin Rajmond Domenek, pas dështimit në Kupën e Botës.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti në largim i federatës franceze të futbollit, Zhan-Pier Eskalets. “Është lajmi i mirë i ditës. Federata dhe kombëtarja franceze vazhdojnë përpara me Loran Blankun. Ai ka një projekt ambicioz si dhe vullnetin e nevojshëm për t’i rikthyer Francës lavdinë sportive dhe morale”, pohoi Eskalets.

Kjo do të thotë se duhet harruar figura e shëmtuar në Afrikën e Jugut? “Jo, duhet mbajtur parasysh. Duhet të mësojmë nga mësimet e së kaluarës, në mënyrë që të mos i përsërisim në të ardhmen”, theksoi Eskalets. 44-vjeçari Blank do të ketë ndihmës Zhan-Luis Gaset, dora e djathtë e tij te Bordoja.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *