Home / Sport / Galiani mbyll merkaton e Milanit: Ronaldinjo nuk ikën

Galiani mbyll merkaton e Milanit: Ronaldinjo nuk ikën

Administratori i deleguar i Milanit i ka mbyllur përfundimisht derën e daljes Ronaldinjos, duke theksuar se braziliani mund të qëndrojë në Milano më gjatë nga sa mendohet.

“Ronaldinjo është lojtari ynë, ka një marrëveshje dhe ne nuk kemi ndërmend ta shesim. Kjo është një hipotezë që as duhet marrë parasysh dhe as ai nuk ka kërkuar asnjëherë të largohet. Do të mbetet te Milani edhe sezonin e ardhshëm, pse jo edhe më gjatë”, deklaroi për mediat numri dy i kuqezinjve.

Galiani e cilësoi të mbyllur merkaton e klubit nga Milano për këtë verë. “Ky është ekipi i sezonit të ri, nuk do të ketë as afrime e as largime”, saktësoi zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *