Home / Sport / Gallatasaraj ‘çmendet’ pas shqiptarëve, tani do Behramin

Gallatasaraj ‘çmendet’ pas shqiptarëve, tani do Behramin

Gallatasaraj vazdon të jetë i dashuruar me lojtarët shqiptarë. Pas blerjes së Lorik Canës nga Sandërlendi tashmë ekipi njohur turk kërkon edhe shërbimin e Valon Behramit.

Sulmuesi i njohur kosovar me pasaportë zvicerane luan në Premierligë me ekipin e Uest Hemit. Lajmin e bëjnë të ditur mediet turke dhe angleze që citojnë se transferimi Behramit drejt skuadrës së Gallatasajit do të mbyllet brenda pak kohësh.

Drejtuesit e skuadrës turke po studiojnë situatën për ta sjellë Behramin në Stamboll me një çmim të lirë pasi në kërkim të tij janë hedhur edhe shumë skuadra të tjera të njohura të Europës.

Gallatasaj ka bërë gati ofertën prej 8 milionë eurosh për transferimin e Behramit dhe tashmë i ngelet anglezve të Uest Hemit të vendosin nëse do të lejojnë kalimin sulmuesit të saj drejt skuadrës “xhim bom bom”. Behrami kërkohet edhe nga Roma dhe Juventus në Serinë A.

Dy skuadrat e njohura Italiane kane shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër sulmuesin shqiptar por nuk kanë hyrë ende në tratativa konkrete.

Nëse do të pranojë ofertën e Gallatasarajit, ai do të bëhet kosovari i dytë në ekipin elitar turk, bashkë me Lorik Canën, i cili u transferua në një mënyrë të bujshme vetëm pak javë më parë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *