Home / Sport / Gallatasaraj i gatshëm të marrë Baptistën

Gallatasaraj i gatshëm të marrë Baptistën

Skuadra turke e Galatasarajit është hedhur në sulm për të marrë sulmuesin brazilian të Romës, Hulio Baptista.

Drejtuesit e skuadrës turke janë duke punuar seriozisht që të afrojnë në skuadër lojtarë cilësorë për të ndërtuar një ekip pretendent në sezonin e ardhshëm të Ligës së Europës.

Gallatasaraj ofron 5 milionë euro për sulmuesin brazilian dhe kjo shumë me sa bëhet e ditur është pranuar nga skuadra romaneze që pritet të japë një përgjigje zyrate brenda një harku të shkurtër kohor.

Skuadra “xhim bom bom” është duke vuajtur konkurrencën e grekëve të Olimpiakosit, të cilët kërkojnë prej kohësh sulmuesin e Romës.

Gallatasaraj i ka ofruar 3 milionë euro në sezon sulmuesit brazilian për të veshur fanellën e skuadrës turke .

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *