Home / Sport / Gripi godet Gjermaninë, gjysma e ekipit në rrezik

Gripi godet Gjermaninë, gjysma e ekipit në rrezik

Një gjendje gripale ka goditur kombëtaren gjermane në prag të finales për vendin e tretë ndaj Uruguajit.

Në gjendje të rëndë janë sidomos trajneri Joakim Lëv dhe lojtarët Lukas Podolski e Filip Lahm. Probleme ka edhe për Miroslav Klosen, por ai ka një dëmtim në shpinë dhe nuk bëhet fjalë për grip.

“Gjatë natës një virus gripi na ka goditur rëndë, ndoshta ka të bëjë me fluturimet, ndoshta nga ajri i kondicionuar apo nga zhgënjimi për humbjen me Spanjën, – tha menaxheri Oliver Bierhof. “Lëv ka një problem serioz, por ne po përpiqemi që të jetë në gjendje të ulet në pankinë. Do të presim edhe nëse Klose do të luajë, por nuk duam që ai dhe Lahm të dëmtohen dhe të rrezikojnë sezonin në Bundesligë”, sqaroi më tej Bierhof.

Gjendja e trajnerit Lëv duket më e rënda. Madje ai nuk mori pjesë as në seancën e fundit stërvitore dhe as në konferencën e zakonshme për shtyp.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *