Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Datë për negociata dhe tejkalim të bllokimit grek edhe mëtej prioritete të Maqedonisë

Gruevski: Datë për negociata dhe tejkalim të bllokimit grek edhe mëtej prioritete të Maqedonisë

1 korrik-

Lidhur me Raportin e Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës për zhvillimin demokratik të Maqedonisë, Gruevski vlerësoi se ai është i mirë për ne dhe në të vërehet përparim në pjesën e proceseve demokratike, posaçërisht atë në pjesën e respektimit të së drejtave minoritare, ku siç theksoi vendi është lider në rajon.

Urim Hasipi
Maqedonia edhe gjatë kryesimit belg do të përpiqet të marrë datë për negociata me BE-në dhe t’i zgjidhë problemet të cilat ia krijon Greqia, deklaroi sot në Sllupçan kryeministri Nikolla Gruevski.

“Kam thënë shumë herë se nuk varet shumë nga kryesimi sa i përket fillimit të negociatave. Ka edhe pak punë që mund të kryhen, por puna kryesore është bllokimi nga Greqia për shkak të kërkesës për ndryshim të emrit. Ne jemi më shumë të përqëndruar në këtë”, tha Gruevski duhe iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve çka mundet Maqedonia të pret nga kryesimi belg lidhur me marrjen e datës për negociata me BE-në.

Ai paralajmëroi se të martën në Bruksel do të takohet me kryeministrin e Belgjikës Iv Leterm me të cilin do të bisedojë për të gjitha çështjet lidhur me Maqedoninë dhe BE-në.

“Maksimalisht dhe profesionalisht do ta kryejmë pjesën që i përket kryesimit belg, por përqëndrimi kryesor mbetet në problemet të cilat na u krijuan nga Greqia”, shtoi kryeministri i Maqedonisë.

Për vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me “Ringun e vogël”, Gruevski tha se në pjesën më të madhe veçmë janë nxjerrë leje ndërtimore për objektet e projektit “Shkupi 2014” dhe nuk pret ngecje serioze për realizimin e tij, por i gjithë projekti të vazhdojë të realizohet.

Lidhur me Raportin e Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës për zhvillimin demokratik të Maqedonisë, Gruevski vlerësoi se ai është i mirë për ne dhe në të vërehet përparim në pjesën e proceseve demokratike, posaçërisht atë në pjesën e respektimit të së drejtave minoritare, ku siç theksoi vendi është lider në rajon.

“Më gëzon kjo sepse jemi shtet i cili ka përbërje multietnike dhe është mirë kur kemi përparim të tillë, realisht edhe si mirënjohje nga ky institucion i rëndësishëm. Do të vazhdojmë ta ndërtojmë shoqërinë ashtu siç është më mirë për të gjithë qytetarët dhe shpresoj se kjo do të marrë valorizim edhe nga institucionet tjera. Më vjen mirë që ‘Fridom haus’ vërejti përparim serioz në respektimin e minoriteteve dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim”, tha kryeministri Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *