Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Gjyqësia do të fitojë buxhet të pavarur

Gruevski: Gjyqësia do të fitojë buxhet të pavarur

7 korrik-
“Republika e Maqedonisë dhe Mbretëria e Belgjikës kanë lidhur marrëveshje për marrëdhënie diplomatike në dhjetor të vitit 1993 edhe atë nën emrin IRJM. Nga këto shkaqe, meqë në vitin 1993 Qeveria e Maqedonisë është dakorduar të nënshkruajë marrëveshje për marrëdhënie diplomatike nën emrin IRJM ata na quajnë ashtu siç na quajnë”, deklaroi Gruevski.

Qeveria e Maqedonisë ka marrë konkluzion për përgatitje të vendimit ligjor për sigurimin e buxhetit të pavarur gjyqësor, me ndarjen e përqindjes së caktuar nga Bruto prodhimi vendor, me çka gjyqësia do të fitonte pavarësi komplete dhe do të rrumbullaksoheshin reformat gjyqësore.

“Ne tashmë kemi konkluzion të Qeverisë që kjo të bëhet sa më shpejt që është e mundur. Me këtë do të mundësohet gjyqësia të fitojë pavarësi të plotë. Në këtë punohet, ka vullnet politik dhe është në pyetje koha kur do të përfundojë kjo për shkak të probëleme vijuese të ndërlidhura me krizën ekzistuese ekonomike botërore. Shpresoj se deri nlë fund të këtij viti ose fillimit të vitit të ardhshëm Qeveria do të propozojë deri te Parlamenti vendim ligjor për financimin të gjyqësisë”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të fazës së dytë të Sistemit njësportel.

Ai shtoi se me këtë dhe me gjithë ligjet tashmë të miratuara, si dhe ligjet që janë në procedurë ligjore dhe ato që duhet deri në fillim të muajit të arrijnë në Parlament dhe të miratohen deri në tetor, do të rrumbullaksohen reformat gjyqësore për të cilat Maqedonia ka marrë shumë lavdërata, duke përfshirë edhe dje nga kryeministri i Belgjikës, Iv Leterm, vend kryesues me BE-në.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për koment ndaj asaj që Leterm, gjatë vizitës së djeshme në Belgjikë e kushtëzoi Maqedoninë me referencën FYROM, Gruevski tha se kjo është kështu sepse para 17 vjetëve Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje për marrëdhënie diplomatike nën këtë referencë.

“Republika e Maqedonisë dhe Mbretëria e Belgjikës kanë lidhur marrëveshje për marrëdhënie diplomatike në dhjetor të vitit 1993 edhe atë nën emrin IRJM. Nga këto shkaqe, meqë në vitin 1993 Qeveria e Maqedonisë është dakorduar të nënshkruajë marrëveshje për marrëdhënie diplomatike nën emrin IRJM ata na quajnë ashtu siç na quajnë”, deklaroi Gruevski.

I pyetur që ta komentojë incidentin e paradokohshëm në Kuvend, kryeministri i Maqedonisë tha se ia le Parlamentit ta zgjidh këtë çështje.

Në pyetjen nëse dhe sa ka të vërtetë në informacionet për propozime të mundshme për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, Gruevski u përgjigj se përhapen shumë informacione për emra të mundshëm si E Vardarit, E pavarur…por se tani për tani nuk ka asgjë konkrete, e kur të ketë do të informohet opinioni.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *