Home / Sport / Historike, Uruguaji në gjysmëfinale pas 40 vitesh

Historike, Uruguaji në gjysmëfinale pas 40 vitesh

Pas një përballjeje spektakolare dhe të mbushur me emocion për plot 120 minuta përballë Ganës, kombëtarja amerikanolatine ka siguruar biletën e gjysmëfinales.

Koha e rregullt e sfidës që u luajt në stadiumin “Soccer City” të Johanesburgut përfundoi në barazim 1-1. Fillimisht mesfushori Sulei Muntari kaloi ganezët përpara në minutën e fundit të pjesës së parë me një gjuajtjeje nga rreth 35 metra, e cila e gjeti të papërgatitur portierin Muzlera. Dhjetë minuta nga fillimi i të dytës Diego Forlan barazpeshon takimin me një goditje dënimi nga jashtë zone, kësaj here për faj të portierit Kingson.

Megjithë rastet në portat përkatëse, 90 minutat përfunduan në barazim 1-1, por më e bukura do të vinte në kohën shtesë. Më saktë, në fund. Minuta e 122-të, aksioni i fundit për ganezët. Luis Suarez ndal me dorë topin që po i drejtohej portës së boshatisur. Për gjyqtarin portugez Benkerença nuk ka asnjë dyshim: penallti dhe karton i kuq për sulmuesin e Uruguajit.

Nga pika e bardhë niset i përhershmi Asamoah Gian (autor i dy golave me penallti në ndeshjet e mëparshme). Por goditja e tij prek traun e portës dhe përfundon jashtë. Gian bëhet protagonist negativ i ekipit të tij, pasi nëse topi do të ndalej në rrjetë, Gana ishte në gjysmëfinale. Gjithsesi, fatin e sfidës e vendosën 11-metërshat. Maksi Perreira gaboi për Uruguajin, por Muzlera u bë hero pasi priti penalltitë e kapitenit Mensah dhe sulmuesit Domonik Adiah.

Përfundon 4-2 dhe për të parën herë prej vitit 1970 Uruguaji siguron një vend mes katër më të mirëve të botës dhe të enjten, më 6 korrik në orën 20:30, në “Green Point Stadium” të Kejp Taunit, do të diskutojë me Holandën një vend për në finale . Kurse Gana kishte mundësi të hynte në histori si i pari ekip afrikan që kalon në gjysmëfinale. Megjithëse nuk ia dolën, “yjet e zinj” kanë meritën e arritjes deri në çerekfinale.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *