Home / Sport / Holanda “përmbys” Brazilin dhe siguron gjysmëfinalen

Holanda “përmbys” Brazilin dhe siguron gjysmëfinalen

Tulipanët kanë përmbysur disavantazhin e pjesës së parë, duke realizuar dy herë në portën e Hulio Sezarit. Në gjysmëfinale Uruguaji ose Gana.

Sfida filloi mjaft mirë për Brazilin, i cili gjeti shumë shpejt avantazhin pas golit të Robinjos në minutën e dhjetë. Gjatë 45 minutave të para “Selesao” dominoi plotësisht lojën, duke pasur edhe raste të tjera për të shënuar. Por e dyta ishte fatale për të besuarit e Karlos Dungës, që rrënuan gjithka vetë.

Fillimisht është Felipe Melo, i cili pas daljes së gabuar të portierit Hulio Sezar, me kokë dërgon topin në portën e vet. Është po mesfushori i Juventusit që në të 73-tën lë ekipin me dhjetë lojtarë, pas veprimit të shëmtuar ndaj Arjen Robenit. Por më parë Uezli Shnajder kishte kaluar Holandën në avantazh në zhvillimet e një goditjeje nga këndi.

Ashtu si katër vite më parë, pesë herë kampionët e botës i japin fund rrugëtimit të tyre në cerekfinale dhe duhet të provojnë sërish pas katër vitesh në botërorin që do të luhet në shtëpinë e tyre. Kurse hollandezet janë shumë pranë realizimit të ëndrrës, pasi në gjysmëfinale gjejnë kundërshtar lehtësisht të kalueshëm (Uruguajin ose Ganën).

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *