Home / Sport / Ibra rikthehet në kombëtare

Ibra rikthehet në kombëtare

Shtatlarti i Barcelonës ka vendosur të rikthehet në kombëtaren e Suedisë për eliminatoret e Kampionatit Europian.

29-vjeçari i dha lamtumirën përfaqësueses nordike pas i nuk siguroi pjesëmarrjen në kampionatin botëror. Por tashmë sulmuesi ka vendosur të veshë sërish fanellën e verdhë, për të dhënë kontributin e tij në eliminatoret e Kampionatit Europian.

Në një konferencë shtypi në Malmo së bashku me trajnerin Ik Hamren, Ibra, i cili ka shënuar 22 gola në 62 ndeshje me kombëtaren suedeze, u shpreh i lumtur për rikthimin. “Është nder të veshësh fanellën e Suedisë. Për të luajtur në kombëtare nevojiten stimuj. Vendin në skuadër e kam marrë vetë dhe jam gati të jap më të mirën në çdo ndeshje”, u shpreh sulmuesi katalanas.

Ai vlerësoi procesin e rinovimit të skuadrës pas dëhtimit për të marrë pjesë në Kupën e Botës, duke theksuar se i duket “gati si një debutim”. I kënaqur për vendimin e Ibrahimoviçit u shpreh edhe trajneri Hamren: “Zllatani i motivuar vlen më tepër për kombëtaren. Për mua mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *