Home / Lajme / Maqedoni / Ilir Meta vizitoi komunën e Tetovës

Ilir Meta vizitoi komunën e Tetovës

29 korrik-
Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, duke e vlerësuar lartë vizitën e ministrit Meta, falënderoi Republikën e Shqipërisë për mbështetjen e deritanishme në drejtim të realizimit të projekteve ët përbashkëta. Kryetari Bexheti tha se master-plani urbanistik për zhvillimin e Tetovës është kurorëzim i bashkëpunimit të komunës së Tetovës me universitetet nga Shqipëria dhe Kosova.

Në kuadër të vizitës në Maqedoni, ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta të mërkurën vizitoi komunën e Tetovës ku u takua me kryetarin Sadi Bexheti.

Në këtë takim, pos tjerash u bisedua për master-planin urbanistik të zhvillimit të Tetovës në të ardhmen. “Jam i informuar me këtë plan zhvillimorë dhe do të ofrojmë ndihmën e nevojshme në drejtim të realizimit të tij” tha Meta.

Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, duke e vlerësuar lartë vizitën e ministrit Meta, falënderoi Republikën e Shqipërisë për mbështetjen e deritanishme në drejtim të realizimit të projekteve ët përbashkëta. Kryetari Bexheti tha se master-plani urbanistik për zhvillimin e Tetovës është kurorëzim i bashkëpunimit të komunës së Tetovës me universitetet nga Shqipëria dhe Kosova.

Ndryshe, master-plani urbanistik u prezantua para disa ditësh në komunën e Tetovës në të cilin përfshihen disa dimensione të zhvillimit urbanistik të qytetit të Tetovës në dekadat e ardhshme e që realizohet në bashkëpunim me Universitetin për arkitekturë dhe zhvillim urban “Polis” dhe Institutin “Coplan”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *