Home / Lajme / Maqedoni / Inaugurohet rikonstruimi i rrugës Tetovë-Falisht

Inaugurohet rikonstruimi i rrugës Tetovë-Falisht

26 korrik-
“Iu kërkoj falje qytetarëve për vonesën e punëve për asfaltimin e kësaj rruge, por edhe njëherë dua të theksoj se nuk ishte faji jonë. Gjithashtu, dëshiroj t’i falënderoj edhe mediat që bënë shtypje në mënyrë që punët të zhvillohen në rregull”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti.

Kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti inauguroi të hënën mbarimin e asfaltimit të pjesë së parë të rrugës Tetovë-Falisht.
Faza e parë e ndërtimit të rrugës përfshiu asfaltimin e afro 800 metrave dhe vlera totale e investimit kap shifrën prej 9 milion e 500 mijë denar.
Sipas kryetarit të komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti asfaltimi i rrugës sipas të gjitha parametrave është zgjidhje afatgjate për lëvizjen e lirë të banorëve të këtyre fshatrave.
“Iu kërkoj falje qytetarëve për vonesën e punëve për asfaltimin e kësaj rruge, por edhe njëherë dua të theksoj se nuk ishte faji jonë. Gjithashtu, dëshiroj t’i falënderoj edhe mediat që bënë shtypje në mënyrë që punët të zhvillohen në rregull”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti.
Sipas tij, përveç asfaltimit të rrugës në këtë pjesë është ndërtuar edhe kanali për ujitje që do tu shërbejë shumë qytetarëve.
Ndryshe, pjesa e dytë e punimeve do të përfshijë asfaltimin e rrugës deri në fshatin Strimnicë, ndërsa ndërtimi i saj paraqet një nga projektet kapitale që realizohet në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës në qytet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *