Home / Lajme / Maqedoni / Incidentet në veri, raste të izoluara

Incidentet në veri, raste të izoluara

13 korrik-

“Ne nuk do të lejojmë asnjë lloj dhune në asnjë pjesë të Kosovës, situata e sigurisë do të mbetet e qetë. Aktet e dhunës në pjesën veriore të Mitrovicës janë të izoluara dhe do të vazhdojmë të mbajmë kontrollin dhe ambientin e qetë dhe të sigurt, e cila do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës. Ne jemi të gatshëm të reagojmë për çka do që të jetë e nevojshme”, ka thënë Fitzgerald.

Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali Mark Fitzgerald i ka cilësuar si incidente të izoluara, vrasjen e mjekut boshnjak në veri, dhe sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serbë, Petar Militic. Ai tha se këto incidente, nuk e destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë.

Këto komente, Fitzgerald i bërë pas një takimit që zhvilloi me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler. Në këtë rast, ata ritheksuan qëndrimin e tyre se KFOR-i nuk do të lejojë asnjë akt të dhunës në Kosovë.

“Ne nuk do të lejojmë asnjë lloj dhune në asnjë pjesë të Kosovës, situata e sigurisë do të mbetet e qetë. Aktet e dhunës në pjesën veriore të Mitrovicës janë të izoluara dhe do të vazhdojmë të mbajmë kontrollin dhe ambientin e qetë dhe të sigurt, e cila do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës. Ne jemi të gatshëm të reagojmë për çka do që të jetë e nevojshme”, ka thënë Fitzgerald.

Fitzgerald kërkoi nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i të jenë të shpejtë dhe profesionale karshi ngjarjeve që cenojnë sigurinë. Ndërkohë, Markus Bentler tha se KFOR-it do ta kontrollojë situatën e sigurisë në çdo pjesë të Kosovës, ndërkaq ka hedhur poshtë deklaratat për mundësinë e hapjen së gjykatës në veriun e Mitrovicës gjatë këtyre ditëve.

“Dua të nënvizoj se të gjitha thashethemet në lidhje me hapjen e gjykatës në veri janë të pavërteta, megjithatë KFOR-i ende do të vazhdoj të punoj në mënyrë që të siguroj një ambient të qetë dhe të sigurt”, tha Bentler. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *