Home / Sport / Interi “shoping” në Spanjë, kërkon dyshen Rosi-Forlan

Interi “shoping” në Spanjë, kërkon dyshen Rosi-Forlan

Interi është duke u ushtruar presion ekipive spanjolle të Vijarealit dhe Atletikos së Madridit për t’u rrëmbyer sulmuesit Rosi dhe Forlan.

Pas një largimi të mundshëm të Balotelit drejt Mançester Sitit, klubi zikaltër po mendon për zëvendësuesin e tij.

Drejtuesit më të lartë të kampionëve të Evropës shohin si lojtarin më të përshtatshëm njërin prej dy sulmuesve të skuadrës spanjolle të Vijarealit.

Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, Interi është duke përgatitur një paketë prej 20 milionë eurosh për sulmuesin italian që luan në radhët e skuadrës spanjolle, Xhuzepe Rosin.

Rosi është shprehur prej kohësh se kërkon të rikthehet për të luajtur në Serinë A, por kanë munguar oferta nga klubet italiane.

Interi për të “ëmbëlsuar” spanjollët e Vijarealit, ofron si pjesë të transferimit të Rosit në Milano edhe dy lojtarët e tij, David Suazo dhe Viktor Obina.

Siç bëhet e ditur, sinjale pozitive vijnë edhe nga sulmuesi uruguaian, Diego Forlan, që pëlqehet edhe nga Benitez. Për transferimin e Forlanit, drejtori i klubit, Marko Branka, konfirmon se Interi është i gatshëm të derdhë në arkat e Vijarealit plot 20 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *