Home / Sport / Kalendari i sezonit të ri në Spanjë, 28 nëntor Barça-Real

Kalendari i sezonit të ri në Spanjë, 28 nëntor Barça-Real

FC Barcelona dhe Real Madrid do të fillojnë sezonin 2010-2011 në “La Liga” në stadiumet e Racing Santander dhe të Majorkës, pas hedhjes së shortit ditën e sotme në “Rozas Futboll City Las” në Madrid.

Barcelona dhe Real Madrid do të takohen për herë të parë më 28 nëntor, në Camp Nou, ndërsa Barça do të vizitojë “Santiago Bernabeun” në fazën e dytë, më 17 prill 2011, gjashtë ndeshje para përfundimit të sezonit.

Për javën e fundit, kalendari ka vendosur që Real Madrid luan në shtëpi, kundër Almerias, kurse Barcelona do të jetë si vizitor kundër Malagas, dhe kjo javë do të luhet në 22 maj.

Valencia do të fillojë sezonin, kundër Malagës ndërsa Atletiko e Madridit do të luajë në shtëpi kundër Sporting Gijon, ndeshjet e javës së parë të “Premiera Divizion” do të luhen ne data 28 dhe 29 gusht.

Java e parë e Premiera Divizion për sezonin 2010-2011 (28 dhe 29 gusht)

Atletiko Madrid – Gijon Sporting
Osasuna – Almeria
Real Sociedad – Villarreal
Espanyol – Getafe
Levante – Sevilla
Deportivo La Coruna – Real Zaragoza
Malaga – Valencia
Racing Santander – Barcelona
Hercules – Athletic Bilbao
Real Mallorca – Real Madrid

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *