Home / Sport / Kartoni i kuq ndryshoi kahjen e takimit

Kartoni i kuq ndryshoi kahjen e takimit

Pas kthimit në Tetovë, nga tabori i Renovës shprehen të zhgënjyer me rezultatin nga ndeshja e parë me Omonian, mirëpo njëkohësisht janë të sinqertë dhe korekt, duke pranuar se kundërshtari është ekip më kualitativ. Për ndeshjen e kthimit të gjithë premtojnë se do të japin maksimumin për të fituar kundërshtarin, dhe nëse nuk do të mundet ta eliminojnë, të paktën t’i shkaktojnë disfatë.

Tre ditë pas ndeshjes me Omonian në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve Europian në futboll, nga tabori i Renovës pasi kanë analizuar mirë gjithë atë që ndodhi në Nikozi të Qipros me mendje më të qetë shprehin impresionet e tyre. Konkludim i përgjithshëm është se kartoni i kuq i Ignjatovskit në minutën e 5-të dhe penaltia e shëndruar në gol nga vendasit ndryshoi bukfalisht rrjdhën e takimit edhepse të gjithë pranojnë se megjithatë Omonia është skuadër shumë e fortë. Qipriotët që në start sulmuan me të gjithë forcat dhe ishte vetëm cështje kohë kur do të vjen goli i parë, mirëpo sic thamë më lartë më pas me 10-të futbollistë në fushë dhe me një kundërshtar jashtëzakonisht të fuqishëm dhe të disponuar për lojë, të cilët kishin edhe ndihmën e madhe edhe të mbi 15 000 shikuesve të pranishëm në stadium, ishte e vështirë që të pritet rezultat pozitiv. Mbi të gjithë duhet pranuar fakti se portieri Armend Elezi edhe pse pranoi tre gola, megjithatë ishte futbollisti më i mirë i Rënovës në ndeshjen me Omonian. Ai të paktën shpëtoi katër gola të sigurtë, pa mos llogaritur sigurinë e vazhdueshme që i jepte mbrojtjes “bardhë e kaltërt”.

“Sigurisht që nuk mund të jemi të kënaqur me disfatën, mirëpo nëse marim parasysh gjërat që ndodhën në atë përballje, sigurisht që ne kaluam shumë mirë. Të them të drejtën ne mund të pësonim edhe më shumë gola, pasi luajtëm me 10-të futbollistëgjatë gjithë takimit, por për fat të mirë të paktën nuk ndodhi një gjë e tillë. Duhet të pranojmë se Omonia është shumë më e fortë se ne dhe duke u bazuar në atë që pash në takimin e të martës personalisht pres që ata të hyjnë në fazën e grupeve”, – tha gardiani i Renovës, Armend Elezi.

Ndërkohë sipas drejtorit sporti të Renovës, Lirim Sahiti Omonia vërtetoi rolin e favoritit dhe konfirfmoi se futbolli qipriot për momentin është shumë para këtij të Maqedonisë.

“Dua të jem i sinqertë dhe të pranoj se kundërshtari ishte në cdo aspekt më i mirë se ne. Mos keqkuptohemi, futbollistët tanë dhanë maksimumin dhe ishte e pranishme dëshira për rezultat pozitiv, mirëpo dallimi i madh në kualitet bëri të veten. Nëse analizojmë mirë, del se ne nuk ishim të përgatitur për një përballje të këtillë, por gjithashtu e përgatitur nuk është asnjë ekip nga Maqedonia, pasi kampionati jonë ka rënë në cilësi. Mungesa e përballjeve të forta ndërkombëtare, qoftë ajo edhe nga takime miqësore bën të veten dhe neve na mbetet vetëm të mësojmë në këtë drejtim”, – tha Sahiti.

Ekspedita e Renovës në orët e vona të të mërkurës është kthyer për në Tetovë, ku menjherë ka startuar përgatitjet për ndeshjen e kthimit. Në mesin e futbollistëve shihet dëshira që në takimin e kthimit në Shkup të provohet të paktën në mënyrë sportive anulimi i negativës nga ndeshja e parë edhe pse një gjë e tillë do të jetë tepër e vështirë, e përsërisim duke u bazuar në kualitetin e Omonias.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *