Home / Sport / ‘Kënaqësi që u takuam, por preferoj Interin’

‘Kënaqësi që u takuam, por preferoj Interin’

Mesfushori argjentias, Havier Maskerano, pasi ka mbërritur pranë skuadrës së Liverpulit ka pasur një takim me trajnerin e ri të ekipit, Roi Hodgson. Në takimin kokë më kokë midis lojarit dhe trajnerit është folur lidhur me të ardhmen e mesfushorit argjentinas.

Maskerano mësohet t’i ketë kërkuar teknikut të Liverpulit largimin e tij nga “Anfield Road” dhe kalimin tek Interi i Benitezit. Sipas mediave angleze, nuk ka pasur asnjë prononcim zyrtar nga drejtuesit e skuadrës së Liverpulit.

Trajneri Hodgson kërkon që ta mbajë me çdo kusht lojtarin në skuadër, por mesushori po joshet nga oferta e zikaltërve të Interit që mesa mësohet, janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje me lojtarin.

Maskerano ka edhe dy vite kontratë me ekipin e kuq dhe për largimin e tij Luverpuli kërkon 30 milionë stërlina.

Shuma që pretendojë drejtuesit e skuadrës angeleze duket shumë e lartë për Interin, që pjesë të trasferimit ka bërë edhe mesfushorin ganez, Sulej Muntarin.

Mesa bëhët e ditur brenda pak kohësh do të zbardhen të gjitha detajet e transferimit të mesfushorit argjentinas, Havier Maskerano, tek kampionët e Europës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *