Home / Lajme / Maqedoni / Kënga popullore jehoi në Tetovë

Kënga popullore jehoi në Tetovë

28 korrik-
Të pranishmit deri në orët e vona u argëtuan nën zërin e bukur të këngëtarëve të shquar të estradës së muzikës popullore shqiptare si, Eli Fara, Bujar Qamili, Ylli Boka,Olta Boka, Marjola dhe shumë këngëtar të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova.Ndërkaq në këtë mbrëmje kanë performuar edhe dy këngëtarët e njohur tetovar Bajramali Idrizi dhe Jetmir Rexhepi

Maratona e këngës popullore dhe qytetare shqiptare, të martën mbrëma ka zbarkuar edhe në qytetin e Tetovës. Bashkëpunimi i frytshëm i komunës së Tetovës, TV KLAN dhe PROMOTOR rezultoi me këtë manifestim madhështorë të muzikës popullore dhe qytetare.

Të pranishmit deri në orët e vona u argëtuan nën zërin e bukur të këngëtarëve të shquar të estradës së muzikës popullore shqiptare si, Eli Fara, Bujar Qamili, Ylli Boka,Olta Boka, Marjola dhe shumë këngëtar të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova.Ndërkaq në këtë mbrëmje kanë performuar edhe dy këngëtarët e njohur tetovar Bajramali Idrizi dhe Jetmir Rexhepi.

Megjithatë edhe përkundër performimit briljant të këngëtarëve nga të gjitha trevat shqiptare, tetovarët shumë pak e vizituan këtë folkfest.

Zëdhënësi i komunës së Tetovës, Flakran Pustina, në emër të kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti, falënderoi të gjithë qytetarët për praninë dhe njëkohësisht nënvizoi se manifestime të tilla bëhen me qëllim që Tetova të fitojë një ritëm tjetër të zhvillimit kulturorë. Sipas zëdhënësit Pustina, manifestimi u mbajt për të respektuar të gjithë mërgimtarët që në këtë kohë gjenden pranë shtëpive të tyre në Tetovë. “Manifestime të këtilla kulturore do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim që qyteti të fitojë gjallërinë e duhur”, tha Pustina.(U.H)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *