Home / Sport / Khedira: Nuk kam vendosur për të ardhmen

Khedira: Nuk kam vendosur për të ardhmen

“Nuk kam arritur ende një marrëveshje me Real Madrid dhe nuk e di ende se cfarë do të bëj për të ardhmen”.

Ky është komenti i mesfushorit të Shtutgartit, Sami Khedira në një intervistë dhënë për gazetën “Kicker”. Më tej ai shton se është i kënaqur që Reali po interesohet për të, por shtoi se ka nëvojë për kohë pasi këtu bëhet fjalë për karrierën e futbollistit.

Nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia që lojtari të qëndrojë në Gjermani.

“Kam folur me trajnerin e Shtutgartit dhe ai më ka bërë të kuptoj se jam shumë i rëndësishëm për këtë skuadër”, shton mesfushori me origjinë tuniziane. Gjatë ditëve të shkuara, transferimi i lojtarit tek Reak Madrid, u bë pothuajse një cështje e mbaruar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *