Home / Lajme / Maqedoni / Konfiskohet një kilogram heroinë në vendkalimin kufitar Bllacë

Konfiskohet një kilogram heroinë në vendkalimin kufitar Bllacë

5 korik-
Autobusi, i cili ka qarkulluar në relacionin Prishtinë – Bllacë – Shkup – Strugë, i drejtuar nga personi me iniciale I.E. nga Shkupi, ka qenë i paraqitur për hyrje në Maqedoni në ora 16:30. Gjatë kontrollit të pjesës së brendshme të autobusit, në dyshemenë mes sediljeve me numër 39 dhe 40, nëpunësit doganorë kanë gjetur dy paketime me materie të panjohur në formë të pluhurit, me peshë të përgjithshme prej rreth 1.015 gramë.

Nëpunësit doganorë të Maqedonisë nga vendkalimi kufitar Bllacë, pardje pasdite kanë penguar tentim për kontrabandë të një kilogrami heroinë, të fshehur mes sediljeve të autobusit, pronë e një ndërmarrje nga Struga, kumtoi sot Drejtoria doganore e Maqedonisë.

Autobusi, i cili ka qarkulluar në relacionin Prishtinë – Bllacë – Shkup – Strugë, i drejtuar nga personi me iniciale I.E. nga Shkupi, ka qenë i paraqitur për hyrje në Maqedoni në ora 16:30. Gjatë kontrollit të pjesës së brendshme të autobusit, në dyshemenë mes sediljeve me numër 39 dhe 40, nëpunësit doganorë kanë gjetur dy paketime me materie të panjohur në formë të pluhurit, me peshë të përgjithshme prej rreth 1.015 gramë.

Gjatë ekspertizës në Sektorin për teknikë kriminalistike pranë MPB-së, janë konfirmuar dyshimet e para dhe u konfirmua se bëhet fjalë për 980 gramë heroinë.

Me personat e dyshuar është kryer bisedë zyrtare dhe pas konfirmimit të gjendjes faktike dhe grumbullimit të materialit dëshmues, deri te Prokuroria themelore publike Shkup është parashtruar padi penale kundër një shtetasi të Maqedonisë dhe një të Kosovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale “prodhim i paautorizuar i drogave narkotike”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *