Home / Lajme / Maqedoni / Konjanovski dhe Milloshoski në Bruksel në takime me Rasmusenin dhe ambasadorët e NATO-së

Konjanovski dhe Milloshoski në Bruksel në takime me Rasmusenin dhe ambasadorët e NATO-së

7 korrik-
“Patëm kënaqësi të dëgjojmë se pothuajse gjysma e ambasadorëve na shprehën mbështetje të madhe dhe vërejtëm se këtu në NATO janë të dukshme reformat e Republikës së Maqedonisë. Sipas kapaciteteve dhe resurseve të veta, Republika e Maqedonisë, dukshëm është njëra nga kontributoret më të fuqishme në misionet e aleancës së NATO-s, posaçërisht në misionin ISAF, ku sipas numrit të ushtarëve rangohemi në vendin e pestë per kapita si vend i cili jep kontributin e vet në këtë mision të rëndësishëm”, deklaroi ministri Milloshoski pas takimit.

Ministrate e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, Zoran Konjanovski dhe Antonio Milloshoski, sot në Bruksel morën pjesë në takimin me Këshillin veriatlantik (NAC) në formatin 28+1, në të cilin u diskutua për Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në suaza të ciklit të 11-të të Planit aksional për anëtarësim në NATO (MAP). Të dy ministrat patën takim edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Andres Fog rasmusen, lajmëroi korrespondenti i Televizionit Koha.

Në takime, ministrat folën për reformat të cilat janë në rrjedhë dhe të cilat Maqedonia po i zbaton në armatë, në administratë, në gjyqësi, sipas kushteve dhe kritereve të cilat kanë domethënien e gatishmërisë për anëtarësim në NATO.

“Patëm kënaqësi të dëgjojmë se pothuajse gjysma e ambasadorëve na shprehën mbështetje të madhe dhe vërejtëm se këtu në NATO janë të dukshme reformat e Republikës së Maqedonisë. Sipas kapaciteteve dhe resurseve të veta, Republika e Maqedonisë, dukshëm është njëra nga kontributoret më të fuqishme në misionet e aleancës së NATO-s, posaçërisht në misionin ISAF, ku sipas numrit të ushtarëve rangohemi në vendin e pestë per kapita si vend i cili jep kontributin e vet në këtë mision të rëndësishëm”, deklaroi ministri Milloshoski pas takimit.

Në takim është bërë fjalë edhe për çështjet rajonale, stabilitetin rajonal, ishte konstatuar se Maqedonia gjatë dy dekadave të fundit, e posaçërisht gjatë viteve të fundit ka treguar kapacitet të madh për t’u bartur me stabilitetin rajonal dhe të jetë faktor aktiv në krijimin e atij stabiliteti. Tema të bisedës ishin edhe reformat të cilat kanë të bëjnë me sfera të tjera, posaçërisht në jurisprudencë, administratë, reforma ushtarake dhe të gjitha ato punë të cilave RM u ka kushtuar vëmendje të madhe dhe janë pjesë e Planit të aksionit të Qeverisë.

Milloshoski nënvizoi se kredi e madhe është edhe mbështetja nga qytetarët e Maqedonisë, prej mbi 82 përqindëve për anëtarësim të shtetit në NATO.

Të dy ministrat potencuan edhe se Republika e Maqedonisë po zhvillon diskutime intensive me Republikën e Greqisë rreth kontestit të imponuar lidhur me emrin kushtetues, se pala e maqedonisë pret që me konstruktivitet të ndërsjelltë dhe me fleksibilitet dhe pragmatizëm më të madh nga pala greke që çështja të zgjidhet në mënyrë në të cilën do të mundësohet anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe njëkohësisht do ta përforcojë stabilitetin rajonal.

Ministri Konjanovski deklaroi se edhe një herë ishte konfirmuar nga të gjithë ambasadorët të cilët morën pjesë në diskutim dhe nga të gjitha autoritetet në NATO se Republika e Maqedonisë e ka kryer detyrëne saj të shtëpisë, i ka përmbushur të gjitha kushtet të cilat janë paraparë për anëtarësim në Aleancë, por se fatkeqësisht mbetet të zgjidhet edhe një çështje joparimore, e ajo është mospranimi i merit kushtetues.

“Lidhur me reformat në mbrojtje edhe një herë u potencua se janë të dukshme për përmirësime gjatë viteve të fundit, se kemi tempo të reformave dhe ishim të inkurajuar që ta mbajmë tempon të cilën në këtëmoment e udhëheq Ministria e Mbrojtjes”, tha Konjanovski.

Ai sqaroi se Republika e Maqedonisë edhe më tej mbetet e përkushtuar ndaj misionit ISAF dhe misioneve të tjera, ndaj stërvitjes së rregullt të pejsëtarëve të ARM-së, depolitizimit të armatës, ndërtimit të një armate shumëetnike, që ishte pranuar nga të gjithë pjesëmarrësit e takimti të sotëm.

Për të dhënën se sipas anketave të fundit, 82% e qytetarëve të Maqedonisë janë për integrim të vendit në NATO, nga përfaqësuesit e Aleancës ka pasur komente se shumë shtete do të ishin të lumtura me një mbështetje të tillë publike.

Pasdite ministrat Konjanovski dhe Milloshoski në organizim të ambasadorit holandez në NATO, Frank Major do të kenë drekë tëpërbashkët me ambasadorët e të gjitha vendeve-anëtare të NATO-s.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *